Ai përsëriti thirrjet e bëra ndaj SHBA-së për t’u tërhequr nga urdhër arresti për Meng, që pritet të dalë të mërkurën para gjykatës.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme kritikoi sot vendimin e Kanadasë për të vazhduar me ekstradimin e Meng Wanzhou, shefja financiare e gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei”.
Zëdhënësi i ministirsë së jashtme, Lu Kang tha se “burgimi arbitrar i Meng përbën një shkelje serioze të të drejtave ligjore dhe interesave të qytetarëve kinezë. Ky është një incident i rëndë politik”.
Ai përsëriti thirrjet e bëra ndaj SHBA-së për t’u tërhequr nga urdhër arresti për Meng, që pritet të dalë të mërkurën para gjykatës.
SHBA-ja akuzon Meng për mashtrim ndaj institucioneve financiare duke fshehur inforamcione në lidhje me transaksionet me Iranin. Ka gjithashtu shumë akuza kundër “Huawei”, përfshirë vjedhjen e sekreteve tregtare nga “T-Mobile”, një konkurrent. /ATSH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...