Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të autoriteteve franceze, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit (Salon International de l’Agriculture – SIA) në Paris – Porte de Versailles.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Peci ka marrë pjesë edhe në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”.
“Në diskutimin ministror, i cili është organizuar gjatë kësaj vizite, potencova rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Ministri Peci.
Krahas pjesëmarrjes në panair dhe diskutimit ministror, Ministri Peci ka vizituar edhe Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë./Arbresh.info/

Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...
Parashikimi i motit për sot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord