Qindra emigrantë, të shpëtuar në Mesdhe nga një organizatë humanitare gjermane, kanë mbërritur në portin e Tarantos në Italinë jugore.
444 emigrantë janë shpëtuar gjatë javës së kaluar në katër operacione të veçanta të kryera nga anija “Sea-Ëatch 3”, e cila më në fund mori lejen për t’u ankoruar nga autoritetet italiane pas ditëve të kaluara në det në temperatura të rrëmbyeshme që arritën +40°C, trasmeton portal arbresh.info
Vapa e madhe ka përkësuar gjendjen shëndetësore të një gruaje shtatzënë, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali i saj, ndërsa raportohet se fëmija ka përjtuar djegie të rëndë të lëkurës.
Midis emigrantëve në bordin e Sea-Ëatch 3 ishin 117 të mitur të pashoqëruar dhe 35 gra, katër prej tyre shtatzëna.
Zyrtarët italianë thanë se emigrantët po kalonin një proces regjistrimi dhe po merrnin kujdes mjekësor përpara se të shkonin në qendrat e tyre fillestare të pritjes.
Ministria e Brendshme e Italisë thotë se midis 1 janarit dhe 22 korrikut rreth 34,000 njerëz mbërritën në vend përmes detit.
Shifrat tregojnë rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo valë e re migracioni pritet të jetë një temë kyçe në zgjedhjet e parakohshme të Italisë më 25 shtator. Sondazhet e fundit sugjerojnë se një bllok i partive konservatore, të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë së ekstremit të djathtë, mund të fitojë shumicën.
Brothers of Italy drejtohet nga Giorgia Meloni dhe mbështet thirrjet për zero tolerancë ndaj migracionit të paligjshëm, si dhe rinegocimin e traktateve të BE-së për këtë çështje./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit