Letonia është shteti i fundit që mori vendim për pezullimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca kundër sëmundjes Covid-19.
Autoritetet në Letoni njoftuan se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë. “Vendimi është i mbështetur në raportet prej shteteve të Bashkimit Evropian për tromboembolizëm dhe raste të ngjashme që janë vërejtur në kohë të ndryshme pas marrjes së vaksinës” tha agjencia shëndetësore e këtij vendi, shkruan “the independent” transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, kjo agjenci shtoi se ende nuk ka të dhëna për lidhje mes vaksinimit dhe problemeve serioze shëndetësore.
Të njëjtin vendim të martën e mori edhe Suedia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine të hënën, pasi disa shtete tjera raportuan efekte anësore serioze, përfshirë mpiksjen e gjakut, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur lidhje mes kësaj vaksine dhe efekteve negative. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...