Greqia ka thënë se nuk do ta ndihmojë një cisternë iraniane, e cila nga porti i Gjibraltarit besohet se po shkon drejt një porti grek.
Zëvendës-ministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis i tha televizionit grek se Athina ishte “përballur me presion” lidhur me cisternën, për të cilën Uashingtoni pretendon se është e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.
Varvitsiotis shtoi se cisterna është shumë e madhe për të hyrë në ndonjë nga portet e Greqisë, dhe nuk mund të shkarkojë ligjërisht naftën e saj të papërpunuar në vlerë 130 milion dollarë në rafineritë e Bashkimit Evropian.
Cisterna u konfiskua më 4 korrik nga marinsat britanikë, jashtë Gjibraltarit, pasi dyshohej se po transportonte naftë në Siri.
Gjibraltari tha se kjo paraqet shkelje të sanksioneve të BE-së.
Pas disa javësh, Gjibraltari e liroi transportuesin, si dhe kundërshtoi një urdhër për ndaljen e anijes nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara më 19 gusht lëshuan një paralajmërim për Greqinë, si dhe për të gjitha portet në Detin Mesdhe, në lidhje me ofrimin e ndihmës për cisternën iraniane, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Këto mosmarrëveshje kanë ardhur mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, që kanë përfshirë disa incidente brenda dhe rreth Gjirit Persik, nga i cili transportohet rreth një e pesta e dërgesave ndërkombëtare të naftës.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...