Mediat daneze janë duke raportuar shfaqjen e një varianti të ri të koronavirusit që është po aq infektues dhe që po përhapet shpejt sa gati gjysma e të gjitha rasteve në vend tani janë për shkak të mutacionit të ri.
Shkencëtarët e quajtën mutacionin BA.2 dhe së fundmi është shfaqur edhe në Norvegji dhe Suedi, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet shëndetësore në Danimarkë thanë se, ndërsa vetëm pas Vitit të Ri 20 për qind e të gjitha infeksioneve të reja ishin B2, tani ky numër është rritur në 45 për qind.
Përfaqësuesit e OBSH-së kanë nxituar në Kopenhagë për të hetuar BA.2, i mbiquajtur “Omicron i fshehtë” në mediat daneze, i cili duket se po e lë mënjanë variantin Omicron mjaft shpejt.
Anders Fomsgaard, i cili është mjek kryesor dhe studiues i viruseve në Statens Serum Institut (SSI), tha për mediat daneze se disa raste janë parë në Norvegji ku njerëzit që janë infektuar me Omikron dhe më pas janë infektuar edhe me BA.2./arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...