Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën për shkak të pandemisë COVID-19.
Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore, shkruan BBC tansmeton arbresh.info
Kryeministrja Jacinda Ardern e quajti hapjen e kufijve si “moment të madh”, duke shtuar se vendimi ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.
Shumica e vizitorëve do të duhet ende të jenë të vaksinuar plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.
Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet rekreative tani të lejuara të ankorohen.
Zelanda e Re kishte njoftuar në muajin shkurt për planin e rihapjes me faza. Qytetarët e vaksinuar u lejuan të ktheheshin nga Australia atë muaj, derisa ata që vinin nga diku tjetër u tha se mund të ktheheshin në muajin mars.
Turizmi ishte një nga industritë më të goditura nga masat e ashpra të Zelandës së Re kundër COVID-19. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...