Drejtoresha e Departamentit për Informim dhe Medie në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, është tallur me mënyrën se si presidenti serb, Aleksander Vuçiq, u ul para presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai dukej sikur po merrej në pyetje.
Ajo i publikoi në llogarinë e saj në Facebook dy fotografi. Në njërën fotografi shihet Vuçiqi i ulur përballë presidentit amerikan, ndërsa në tjetrën është një skenë e filmit “Basic Instinct”, ku një grua me fund të shkurtër është e ulur në pozicionin këmbën mbi këmbë. Zakharova e ftoi Vuçiqin të ulet pikërisht në atë mënyrë.
Duket se ky postim nuk u ka pëlqyer zyrtarëve në Beograd. I menjëhershëm ishte reagimi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili i doli në mbrojte presidentit serb.
“Paramendoni, presidenti (Vuçiq) nuk tha as një fjalë të vetme të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë). Dhe paramendoni se presidenti (Vuçiq) priti një orë e gjysmë për një takim me presidentin rus dhe kurrë nuk kërkoi karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj ju që ta sulmoni Serbinë krenare. Turp të qoftë”, shkruhet në postimin e Gjuriqit në Twitter.
“Dhe më lejoni të shtoj se blerja e gazit është tërhequr nga ajo marrëveshje vetëm me këmbënguljen e njeriut që ishte i ulur në atë karrige. Turp të qoftë edhe njëqind herë!”, thuhet më tej në postimin e këtij zyrtari serb./Express/

Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...