Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pranuar kredencialet e një diplomati të emëruar nga talebanët si ambasador i Afganistanit, tha një zyrtar, duke e bërë shtetin e Gjirit vendin e dytë pas Kinës që pranon një gjë të tillë.
Diplomatët talebanë kanë kontrolluar ambasadën e Afganistanit në Abu Dhabi dhe konsullatën e saj në Dubai që të paktën vitin e kaluar, megjithëse me sa duket pa pranim zyrtar si diplomatë afganë.
Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe tha për Reuters se pranimi i “kredencialeve të ambasadorit të Afganistanit” rikonfirmon vendosmërinë e shtetit të Gjirit për të ndërtuar ura dhe për të ndihmuar afganët, duke përfshirë projektet e zhvillimit dhe rindërtimit.
Zyrtari nuk tha nëse Emiratet e Bashkuara Arabe, në mesin e tre vendeve që kanë njohur qeverinë talebane të viteve 1996-2001, tani i njohin talebanët si qeveri të Afganistanit./abcnews/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...