Rusia ka lënë të lirë 215 ukrainas që u kapën rob pas betejës të gjatë për kontrollin e qytetit portual të Mariupolit në fillim të këtij viti, duke përfshirë udhëheqës të lartë ushtarakë.
Mes personave të liruar përfshihen komandanti dhe zëvendëskomandanti i batalionit Azov, i cili u kthye në simbolin e rezistencën në uzinën e çelikut.
Lëvizja është e papritur, pasi separatistët e mbështetur nga Rusia muajin e kaluar thanë se do të kishte një gjyq për luftëtarët Azov, të cilët Moska i përshkruan si nazistë, shkruan A2CNN.
Në një deklaratë për shtyp, këshilltari i presidentit Zelensky, Yermak tha se të burgosurit e liruar përfshinin komandantin e Azov, nënkolonelin Denys Prokopenko dhe zëvendësin e tij, Svyatoslav Palamar.
Gjithashtu është liruar dhe Serhiy Volynsky, komandanti i Brigadës së 36-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Të tre luftëtarët udhëhoqën një rezistencë disajavore nga bunkerët dhe tunelet poshtë uzinës gjigante të çelikut në Mariupol përpara se të dorëzoheshin në maj te forcat e mbështetura nga Rusia së bashku me qindra të tjerë.
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcan për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...