Donald Trump Jr po planifikon të vizitojë Groenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën e tij që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez. Djali i presidentit të zgjedhur amerikan planifikon të regjistrojë video për një podcast gjatë vizitës private njëditore, raportojnë mediat amerikane.
Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA.
Ai kishte shprehur më parë interesin për të blerë Groenlandën gjatë mandatit të tij të parë si president, por u kundërshtuar nga udhëheqësit e ishullit në të dyja rastet.
“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi në shitje. Groenlanda i përket popullit të Groenlandës” tha kryeministri i ishullit, Mute Egede në dhjetor.
Presidenti i zgjedhur Trump konfirmoi udhëtimin e djalit të tij në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të hënën. “Ne do ta mbrojmë atë dhe do ta ruajmë atë nga një botë shumë e keqe e jashtme. Bëjeni Grenlandën përsëri të madhe”, shkroi Trump./abcnews.al
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...