Sipas informacioneve më të reja, së paku 26 persona kanë humbur jetën në përplasjen e dy anijeve në Danub më 29 maj, pas të cilës njëra anije është fundosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia hungareze njoftoi se janë gjetur kufomat edhe të dy turistëve pas përplasjes së anijeve në Danub më 29 maj, kur anija turistike u fundos pasi goditi në një tjetër. Në këtë mënyrë janë gjetur gjithsej 26 kufoma pas fatkeqësisë.
Policia edhe më tej kërkon kufomat e së paku dy personave.
Kufoma e koreanojugores është gjetur në qytetin Szazhamombatt, rreth 29 kilometra nga vendi ku u përplasën anijet në Budapest, jo shumë larg ndërtesës së Parlamentit hungarez.
Pas fatkeqësisë janë shpëtuar vetëm shtatë persona.
Një grup prej 30 turistëve, së bashku me dy guidë dhe fotografë, ishin në një rrethrrotullim të Budapestit, kur anija e tyre u përplas me një anije tjetër.
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...