Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të bëjë një vizitë të papritur në Holandë.
Lideri ukrainas pritet që të mbajë një fjalim në Hagë, njoftoi qeveria holandeze.
Sipas Ministrisë së Jashtme holandeze, Zelensky do të mbajë një fjalim me temën “Nuk ka paqe pa drejtësi për Ukrainën”.
Më herët sot, Zelensky mohoi çdo përfshirje nga Kievi në atë që Moska pretendoi se ishte një sulm me dron në Kremlin, si pjesë e një atentati ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Nga ana tjetër, Kremlini foli për një “akt terrorist” dhe një “tentativë vrasjeje” të Vladimir Putin.
“Ne nuk e sulmuam Putinin. Ne po luftojmë në territorin tonë, po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona”, theksoi kreu i shtetit ukrainas gjatë një konference për shtyp në Helsinki me liderët e vendeve të Evropës Veriore./abcnews
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...