Presidentit të ShBA-së, Donald Trump i është ndaluar llogaria nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma, raporton CNN.
“Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e tij për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund llogarisë së tij të përhershme”, ka thënë zëdhënësi i Snapchat.
Javën e kaluar, Facebook tha se do të ndalonte llogarinë e Trump të postonte për të paktën pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”.
Twitter, megafoni i preferuar në internet i Trump, fillimisht mbylli llogarinë e tij për nxitjen e asaj që u bë një kryengritje e dhunshme në Kapitolin e SHBA.
YouTube tha të martën se po pezullon kanalin e Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë.
Platformat e mediave sociale janë përpjekur të eleminojnë ose kufizojnë shtrirjen e përmbajtjes dhe llogarive inflamatore pas trazirave pranë kongresit amerikan dhe përpara inaugurimit të javës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...