Franca ka kërkuar një samit të dytë për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë e Evropës.
Kjo vjen pas një takimi të liderëve evropianë të hënën në Paris, në një përpjekje për të krijuar një qëndrim të bashkuar mbi negociatat e paqes.
Këtë herë, janë ftuar përfaqësues të shteteve evropiane që munguan në takimin e së hënës, si dhe aleati i NATO-s, Kanada, sipas burimeve diplomatike që i thanë agjencisë reuters.
Ata që janë ftuar të marrin pjesë përfshijnë liderët e Norvegjisë, shtetet baltike, Çekinë, Greqinë, Finlandën, Rumaninë, Suedinë dhe Belgjikën, sipas agjencisë së lajmeve.
Takimi mund të zhvillohet që nesër dhe disa liderë mund të marrin pjesë nëpërmjet video-lidhjes, thanë dy burime diplomatike.
Ndryshe, qeveria franceze nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. /Telegrafi/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...