Kompania turke e mbrojtjes Baykar tha se mjeti i saj i parë luftarak pa pilot bëri fluturimin e saj të parë të mërkurën ndërsa kompania po fiton popullaritet në mbarë botën, së fundmi duke ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.
Sipas mediave të huaj, Baykar publikoi një video që tregon UCAV Kizilelma (Molla e Artë) duke u ngritur dhe më pas duke u kthyer në një bazë ajrore të vendosur në provincën veriperëndimore të Corlu, 85 kilometra në perëndim të Stambollit.
Të dhënat e radarëve të fluturimit treguan gjithashtu se një fluturake të paidentifikuar, “BYK07”, u pa mbi aeroportin Corlu të mërkurën.
Ndryshe, droni i mëparshëm Bayraktar TB2 i kompanisë është shfaqur dukshëm në konfliktet globale, duke e vendosur Baykar në qendër të vëmendjes globale dhe duke e bërë atë një prodhues dhe eksportues të madh.
Selcuk Bayraktar, Shefi i Teknologjisë i Baykar, tha në video se fluturakja Kizielma përfundoi me sukses fluturimin e saj të parë.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...