Kristiandemokratët e kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë mposhtur rivalët e tyre socialdemokratë në një palë zgjedhje të rëndësishme të mbajtura sot në një land të Gjermanisë, tregojnë rezultatet e ‘exit poll’-eve.
CDU pritet të fitojë 34.5 për qind të votave në Renin Verior – Vestfali, që është landi më i banuar i Gjermanisë, sipas anketave të bëra me votues, pas votimit.
Ndërkaq, SPD parashihet të marrë 30.5 për qind të votave.
Socialdemokratët e kanë udhëhequr Renin Verior – Vestfalinë gjatë pjesës më të madhe të periudhës së pasluftës.
Zgjedhjet në këtë land ishin konsideruar si test për Merkelin, e cila në zgjedhjet e përgjithshme në shtator synon të fitojë përsëri për t’u rizgjedhur kancelare.
Votuesit kanë zgjedhur kandidatë për legjislaturën shtetërore, e cila tani mund të ndryshojë nga koalicioni aktual ndërmjet SPD’së dhe të gjelbërve.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës