Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare, tregojnë parashikimet e fundit.
Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD.
Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër.
Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind.
Zgjedhjet janë parë edhe si referendum mbi masat e Qeverisë holandeze ndaj pandemisë COVID-19.
Më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja në Holandë, ndërsa protestat kundër masave të bllokimit janë kthyer shpesh në dhunë.
Për të frenuar normën e lartë të infeksionit, Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës.
Si rezultat, fushata zgjedhore është zhvilluar kryesisht përmes debateve televizive.
“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi”, u tha Rutte gazetarëve.
Ai pranoi se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vjetët e fundit”, por tha se çështja kryesore në tryezë tani është rindërtimi i vendit pas pandemisë COVID-19. /REL
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...