Parlamenti izraelit të dielën voton qeverinë e re

01:07 | 9 Qershor 2021

Kryetari i parlamentit të Izraelit (Knesset) ka planifikuar të dielën votimin për qeverinë e re, e cila do t’i japë fund qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, më e gjata në historinë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i parlamentit Yariv Levin, një aleat i Netanyahut, të martën njoftoi për caktimin e ditës së votimit, një ditë pasi pranoi formimin e koalicionit.

Koalicioni i brishtë përbëhet nga tetë parti që përbëhen nga spektri politik i Izraelit, me një shumicë të ngushtë në Knesset-in me 120 anëtarë. Por duket se është mbajtur së bashku pavarësisht nga një fushatë e furishme nga mbështetësit e Netanyahut që ka përfshirë kërcënime me vdekje dhe protesta para shtëpive të disa deputetëve.

Netanyahu ka akuzuar aleatët e tij të dikurshëm të krahut të djathtë për tradhti për shkak të aleancës me të majtët dhe një parti të vogël arabe të cilës gjithashtu edhe ai i ka kërkuar të jenë pjesë e koalicionit të tij të mundshëm.

Naftali Bennett, një ish-aleat ultranacionalist i Netanyahut, do të ushtrojë postin e kryeministrit për dy vjet, pas së cilit këtë post do të ushtroj Yair Lapid, i cili falënderoi kryetarin për caktimin e ditës së votimit.

“Qeveria e unitetit është në rrugë dhe është e gatshme të punojë në emër të të gjithë popullit të Izraelit”, tha Lapid.

Tranzicioni politik, i cili ende mund të dalë nga shinat, vjen në mes të tensioneve të rritura pas disa javësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite në Kuds që ndezi një valë të dhunës etnike në qytetet izraelite dhe shkaktoi një luftë 11-ditore në Gaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara