Disa deputetë të parlamentit të Iranit kanë prezantuar së fundmi një projekt-ligj që detyron të gjitha qeveritë që vijnë në pushtet në vend, të punojë për eliminimin e shtetit të Izraelit brenda 20 vjeteve të ardhshme, si dhe të punojnë për largimin e forcave të ushtrisë së SHBA nga vendet e rajonit, raportonte agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
ISNA tha se ligji përfshin 16 nene me emrin “reciprociteti i Iranit”, të prezantuara si masa e shtetit të Iranit në kundërpërgjigje të vrasjes së kreut të Gardës Revolucionare, Kasem Soleimani vitin e kaluar.
Kësaj jave u shënua përvjetori i parë i vdekjes së gjeneralit më të lartë të Iranit së bashku me një udhëheqës të lartë ushtarak iraken, pas sulmit me dron në Irak nga ushtria e SHBA. Sipas ISNA ligji specifikon gjithashtu kushtet sipas të cilave mund të negocjohet me Uashingtonin dhe kriteret për mbështetjen e vendeve aleate të Iranit.
Ligji kërkon që qeveritë iraniane të marrin masa që përfundimisht të çojnë në “eliminimin e Izraelit deri në mars 2041”, dhe në thyerjen e bllokadës ekonomike e ushtarake izraelite ndaj Rripit të Gazës.
ISNA shton se ligji kërkon që të organizohen marshime pranë kufijve të Izraelit në Libanin e jugut dhe në Rrafshnaltat Golan me sloganet “Çlironi Golan” dhe “E drejta e kthimit për refugjatët e dëbuar palestinezë.”
Drafti urdhëron dërgimin çdo tre muaj të ndihmave nga qeveritë iraniane si mjekime e karburant, për militantët Houthi në Jemen me qëllim “thyerjen e rrethimit ndaj tyre atje.”
Ndërsa në nenin “Dëbimi i Amerikës nga Rajoni” mes të tjerave thuhet se qeveritë dhe ushtria e Iranit duhet të marrë masat nevojshme për largimin e komandave ushtarake të SHBA nga rajoni./tch/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...