Deputetet në Holandë kanë miratuar një mocion në të cilin bëhet thirrje për një hetim nëse holandezët do të vazhdojnë të mbesin në eurozonë apo do ta braktisin atë.
Propozimi u paraqit nga Pieter Omtzigt nga partia kryesore opozitare në Hollandë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ligjvënësit Omtzigt, hetimi do të synojë për të parë se ‘cilat janë mundësitë politike dhe institucionale për eurozonën’ dhe se ‘cilat janë avantazhet dhe disavantazhet’.
Mocioni është paraqitur mbi shqetësimet se norma e ulët e Bankës Qëndrore Evropiane mund të dëmtojë kursimet e holandezëve. Propozimi është dhënë në valën e rritjes së euroskepticizmit.
“Problemet me euron nuk janë zgjidhur dhe kjo është e vetmja mënyrë për të parë se si do të vazhdohet tutje”, tha Omtzigt.
Megjithatë, Parlamenti holandez i ka hapur rrugë diskutimit për fatin e euros./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë