Parlamenti Evropian ka thënë se do të ngrisë veton ndaj propozimeve të Boris Johnsonit për Brexit.
Kjo pasi që sipas tyre ato nuk janë as për së afërmi të pranueshmes si një zgjidhje për problemin me kufirin irlandez, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas një takimi të grupit të legjislativit të Brexitit, koordinatori i parlamentit për Brexit, Guy Verhofstadt tha se planet ishin “kryesisht një ripaketim i ideve të këqija që tashmë janë lundruar në të kaluarën”.
Në një deklaratë të përbashkët, komiteti i parlamentit Brexit paralajmëroi se ai ka “shqetësime të mëdha për propozimin e MB, siç është paraqitur.
Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në ishullin e Irlandës, mbrojtja e qytetarëve dhe rendi juridik i BE-së duhet të jenë fokusi kryesor i çdo marrëveshje. Propozimet e Mbretërisë së Bashkuar nuk përputhen as nga distanca me atë që u ra dakord si një kompromis i mjaftueshëm në prapaskenë”./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron