Ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta në Venezuelë. Rajoni lindor i Tachiras shpesh ankohet se nuk kanë rrymë deri në tetë orë në ditë. Korporata e energjisë, e cila është në pronësi publike, rrallë jep arsye për këto ndërprerje. Sidoqoftë, të dielën ata nuk ngurruan të lajmërojnë se e kanë ndalur rrymën për ta shpëtuar një parashutist, i cili kishte mbetur i varur në telat e rrymës.
Ministri i Energjisë, Luis Motta Dominguez, tha se burri fatmirësisht ka rënë në një tel përforcues, i cili nuk e kishte funksionin e përçimit të rrymës. Ai e publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën tregoi se dy tela të afërt me telin përforcues është dashur të shkëputen nga burimet e rrymës, në mënyrë që të lirohet parashutisti.
Më vonë u raportua se ai është shpëtuar, por nuk dihet nëse ka pësuar lëndime. Ministri tha se ndërprerja e rrymës për këtë arsye i kishte prekur 360 qendra të votimit, në ditën kur në rajonin lindor po mbaheshin zgjedhjet lokale, shkruan “BBC”,
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...