Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke folur për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Megjithatë, bashkëthemeluesi i Microsoft është shumë optimist kur flet për të ardhmen e njerëzimit.
Duke marrë parasysh sfidat me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.
Në një intervistë në Institutin LoWy, në Australi, Gates tha: “Unë jam ende shumë optimist dhe mendoj se do të ishte shumë më mirë të lindja në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”.
Pandemia COVID-19 që e futi botën në ngërç, dështimet e qeverive për të përmbushur qëllimet e deklaruara për të adresuar ndryshimet klimatike apo konflikti në Ukrainë, që indirekt ndikon në pjesën tjetër të planetit, e bëjnë Bill Gates që të mendojë se kohët më të mira nuk kanë ardhur ende. Por, jo të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë. Një sondazh i Gallup në SHBA zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë një standard jetese më të mirë se prindërit e tyre.
Një nga arsyet kryesore që Gates beson se njerëzit do të jetojnë më mirë në të ardhmen janë përparimet që janë bërë në shëndetin publik, ku normat e vdekshmërisë nën 5 vjeç janë ulur dhe në përparimet teknologjike që jo vetëm na çojnë më afër njerëzve tanë të dashur edhe kur jemi me kilometra larg, por gjithashtu i lejojnë punëtorët të kenë një shtrirje më të madhe në mbarë botën.
Ka gjithnjë e më pak njerëz analfabetë në botë dhe “ka shumë mjete për të nxitur inovacionin tonë”, tha Gates, i cili nënvizoi se kushtet e jetesës tashmë janë përmirësuar./A2CNN
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...