Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949.
Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht.
Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve./Arbresh.info
Kurti, për xhandarmërinë: Ka kohë që e kemi menduar këtë gjë
Ministrja Pacolli: Po nisim ndërhyrjen më të madhe kundër de...
Si u ndaluan studentët shqiptarë në Bllatë teksa udhëtonin p...
Komandanti Jashari pret në takim Haxhiun, diskutojnë për FSK...
Maqedonci pret në takim Haxhiun, diskutohet situata e siguri...
Rama për median estoneze: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dial...