Ukrainasit janë ata që do të vuajnë nëse Perëndimi dërgon tanke në mbështetje të Kievit, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini, pasi pyetjes nëse Berlini do të japë leje për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.
Siç tha Dmitry Peskov, mosmarrëveshjet në Europë për furnizimin ose të jo të Ukrainës me tanket Leopard tregojnë “nervozizmin” që mbizotëron brenda NATO-s dhe shtoi se të gjitha vendet kanë përgjegjësi për pasojat që do të ketë furnizimi me armë i Ukrainës.
“Por sigurisht që të gjitha vendet e përfshira, drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke furnizuar Ukrainën me armë mbajnë përgjegjësi për vazhdimin e konfliktit. Përfundimi është se ukrainasit janë ata që do të paguajnë çmimin ”, tha zëdhënësi i Kremlinit./abcnews.al
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...