Gjykata e Stambollit i ka caktuar paraburgim terroristit të DEASH-it, Abdulgadiru Masharipovu, i cili në janar të këtij viti u arrestuan në lagjen Esenyurt të Stambollit nën dyshimin se është autori i sulmit terrorist në klubin Reina në natën e ndërrimit të motmoteve.
Masharipov, është nxjerrë para gjykatësit të Stambollit ku i është caktuar masa e paraburgimit, raporton Anadolu Agency.
Ndryshe, prokuroria e akuzon për “tentativë për prishje të rendit kushtetues”, “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, “vrasje të shumë personave me qëllim” dhe një sërë akuzash tjera.
Rikujtojmë se në sulmin terrorist në klubin Reina, mbetën të vrarë 39 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Abdulgadir Masharipov i cili pranoi pjesëmarrjen e tij në organizatën terroriste DEASH ka qenë më herët i kërkuar në Uzbekistan, prej ku është me prejardhje.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut