Ish-zyrtari rus i inteligjencës i cili u vendos në Britaninë e Madhe më 2010 si pjesë e një shkëmbimi spiunësh, ishte penduar nga të qenit agjent i dyfishtë dhe dëshironte të vizitonte familjen e tij, thotë Vladimir Timoshkov për BBC.
Timoshkov thotë se Skripal i kishte telefonuar atij nga Londra më 2012 dhe i kishte thënë se i kishte shkruar një letër Vladimir Putinit për t’i kërkuar falje të plotë dhe lejen që të vizitojë Rusinë ku nësa e tij, vëllai dhe familjarët e tjerë jetonin.
Skripal dhe vajza e tij, Yulia, janë në gjendje kritike pasi u helmuan me një helm të rëndë nervor në qytetin anglez të Salisbury më 4 mars.
Tentim-helmimi hapo një krizë diplomatike në mes të Rusisë dhe Britanisë së Madhe, e cila u përkrah nga aleatët për të fajësuar Kremlinin.
Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi në incidentin.
66 vjeçari akuzohet se ka punuar për M16 për disa vjet, në veçanti duke zbuluar emrat e dhjetëra agjentëve rusë që punojnë në Europë.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...