Sot bëhen 100 vjet nga hyrja e SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore, përkatësisht shpalljes së luftës ndaj Gjermanisë, pas të cilës erdhi deri te transformimi i vendit në fuqi botërore dhe fillimit të asaj se si shekulli 20 shënohet si “shekulli amerikan”, vlerëson agjencia AP.
Presidenti amerikan, Vudro Uilson në Kongresin amerikan më 2 prill 1917 u shpreh për hyrjen e SHBA-ve në luftë, ndërsa katër ditë më vonë Kongresi këtë edhe e miratoi.
Në këtë moment, sipas fjalëve të historianit ushtarak Luk de Vos, “ushtria amerikane ishte më e vogël se ushtria daneze dhe shumë më e vogël se sa ajo belge”.
Megjithatë, hyrja e SHBA-ve në luftë i ndryshoi të gjitha dhe ardhja e 2.1 milionë ushtarëve amerikanë ishte njëri nga faktorët kryesorë për rrjedhën e luftës.
Në fazën kyçe të Luftës së Parë Botërore, në vjeshtë të vitit 1918, SHBA-të kryen ofensivën Mes-Argon, i cili ishte operacioni më i madh dhe më i përgjakshëm i forcave amerikane në këtë luftë. Aty morën pjesë mbi 1,2 milionë ushtarë amerikanë, ndërsa gjatë 47 ditëve sa zgjati ofensiva, jetën e patën humbur 26.000 amerikanë.
Ndryshe, në varrezat në Mes-Argon janë varrosur 15.200 ushtarë të vrarë amerikanë.
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...