Papa Leoni XIV ka kritikuar daljen në skenë të lëvizjeve politike nacionaliste dhe mendësinë e tyre përjashtuese, pa përmendur vende apo udhëheqës konkretë.
Gjatë meshës së kremtuar të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, në prani të dhjetëra mijëra besimtarëve,Papa Leoni XIV, i pari papë me origjinë nga Shtetet e Bashkuarau lut që Zoti të “hapë kufijtë, të shembë muret dhe të zhdukë urrejtjen”.
“Nuk ka vend për paragjykime, për ‘zona sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, as për mendësinë përjashtuese që, fatkeqësisht, po shfaqet edhe në nacionalizmat politikë,” u shpreh kreu i Kishës Katolike.
Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj në krye të Kishës me 1.4 miliardë besimtarë, pasoi Papa Françeskun e ndjerë. Ai njihej më parë si Kardinali Robert Prevost.
Para zgjedhjes si papë, Prevost kishte shprehur kritika publike ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendësit të tij, JD Vance, përmes postimeve në rrjetin social X (ish-Twitter), ku shprehej kundër politikave të tyre.
Edhe paraardhësi i tij, Papa Françesku, ishte një kritik i hapur i Trumpit. Në janar, ai e kishte cilësuar si “turp” planin e ish-presidentit amerikan për të dëbuar miliona emigrantë gjatë një mandati të dytë të mundshëm. Në vitin 2016, Françesku kishte deklaruar se “kush mendon vetëm për të ndërtuar mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”.
Meshën e së dielës, Papa Leoni XIV e mbajti me rastin e Rrëshajëve (Pentekostisë), një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë./abcnews.al
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...