Papa Leoni 14 mbërriti të enjten në Turqi, ku do të zhvillojë vizitën e parë jashtë shteti si kreu I kishës katolike dhe ku në nisje qëndrimit të tij katër ditor në atë vend zhvilloi bisedime me presidentin Rexhep Taip Erdoan dhe do të takohet me udhëheqësit e krishterë në atë vend.
Ky është i pari udhëtim që Leoni i 14 zhvillon jashtë shteti gjatë papatit të tij. “Kam pritur me padurim këtë udhëtim për shkak të domethënies që ka për të krishterët por edhe për mesazhin e madh që po i përçon gjithë botës”, u shpreh Ati i Shenjtë për më shumë se 80 gazetarët në bord të avionit me të cilin po udhëtonte, duke e përshkruar vizitën në Turqi si moment historik.
Një pikë e rëndësishme e agjendës së Papës në Turqi është udhëtimi drejt qytezës së Iznik-ut, aty ku në lashtësi ngrihej qyteti i Nikesë. Në atë qytezë Papa Leoni dhe udhëheqës të tjerë të krishterë do të mblidhen për 1700 vjetorin e mbledhjes së një këshilli ku në vitin 325 pas Krishtit, më shumë se 200 ipeshkëv konfirmuan besimin se Jezusi ishte i biri i zotit, çka çoi në atë që në katolicizëm njihet si Kredoja Besojma e Nikesë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, papa do të vizitojë edhe xhaminë blu. Leoni i 14 të është papa I pestë që viziton Turqinë, pas Palit të gjashtë në 1967-ën, GJon Palit të dytë në 1979-ën, Benediktit të 16-të në 2006-ën dhe Franceskut në 2014-ën.
Pas Turqisë Ati i Shenjtë dot ë shkojë në Liban, një komb i goditur nga një krizë politike dhe ekonomike shkatërruese dhe që ditët e fundit ka qenë shënjestër e bombardimeve të vazhdueshme izraelite, pavarësisht një armëpushimi./rtsh
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...