Volodymyr Zelensky e ka kaluar mëngjesin duke falënderuar udhëheqës të ndryshëm botërorë për mesazhet e tyre të mbështetjes në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Më parë, presidenti ukrainas zbuloi një letër që i dërgoi Mbreti Charles, në të cilën monarku britanik tha se ndjen “admirimin më të madh dhe më të thellë për guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas”.
Presidenti ukrainas ka ndarë gjithashtu letra nga Papa Leo dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Duke iu referuar luftës së vazhdueshme në mesazhin e tij, Papa Leo thotë se shpreson që “krisma e armëve të heshtë dhe t’i hapë rrugën dialogut, duke hapur rrugën drejt paqes”.
Trump thotë në mënyrë të ngjashme se “tani është momenti për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta”, duke bërë thirrje për një “zgjidhje të negociuar që çon në një paqe të qëndrueshme që i jep fund gjakderdhjes dhe mbron sovranitetin dhe dinjitetin e Ukrainës”. /Telegrafi/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër