Papa Leo shpreson që plani për t’i dhënë fund luftës në Gaza, të arrijë së shpejti “rezultatet e dëshiruara”.
Duke folur gjatë lutjes së tij javore “Angelus”, Papa u kërkoi të gjitha palëve përkatëse të angazhohen në procesin e paqes, duke theksuar nevojën urgjente për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të vendosur një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Në orët e fundit, mes situatës dramatike në Lindjen e Mesme, janë bërë disa hapa të rëndësishëm përpara në negociatat e paqes, të cilat shpresoj se së shpejti do të arrijnë rezultatet e dëshiruara”, tha ai.
Papa Leo gjithashtu ripërtëriu thirrjet për një armëpushim të përhershëm në konfliktin gati dyvjeçar dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, shkruan Skynews.
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...