Papa Françesku është shprehur se pandemia ka “ekspozuar dhe rënduar” pabarazitë shoqërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa gjatë audiencës së tij javore të mërkurën tha se pabarazitë shfaqen në vendin e punës, shkollat dhe programet qeveritare për të adresuar ndikimin ekonomik të pandemisë.
Ai nënvizoi se jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpia, shkolla është “ndërprerë papritur” për disa fëmijë, por vazhdon për të tjerët, dhe derisa “disa kombe të fuqishme mund të lëshojnë para për t’u përballur me krizën”, kjo do të nënkuptojë “hipotekimin e së ardhmes për të tjerët”.
Papa tha se, “këto simptoma të pabarazisë zbulojnë një sëmundje sociale, është një virus që vjen nga një ekonomi e sëmurë”.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës