Papa Françesku, ka mbërritur në Mongoli mëngjesin e së premtes, për të inkurajuar një nga komunitetet më të vogla dhe më të reja katolike në botë.
Është hera e parë që një papë viziton vendin aziatik pa dalje në det. Vizita e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Vatikanit me dy fqinjët e fuqishëm të Mongolisë, Rusinë dhe Kinën, janë sërish të tensionuara.
Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin mongolez Ulaanbaatar, pas një fluturimi gjatë natës duke kaluar nëpër hapësirën ajrore kineze, duke i dhënë atij një mundësi të rrallë për t’i dërguar një notë përshëndetje presidentit Xi Jinping. shkruan AP.
Protokolli i Vatikanit, ka kërkuar që Papa të dërgojë përshëndetje të tilla, sa herë që fluturon mbi një vend të huaj.
Në mesazhin e tij drejtuar Xi, Papa shprehu “përshëndetje me urime për ekselencën dhe popullin e Kinës”.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...