Maskat në Japoni duket se kanë një rol të rëndësishëm kohët e fundit pas përhapjes së koronavirusit duke u bërë dhe objektet më të kërkuara dhe më të përdorura. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qytetin e Kobe, në perëndim të arkipelagut, policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për zhdukjen e katër mijë maskave të cilat mbaheshin të mbyllura në një magazinë.
Sasia e maskave të vjedhura ishte e futur në 120 kuti, me vlerë rreth 40,000 jen, ekuivalent me 335 euro.
Ndërkohë në Hong Kong, në situatën e krijuar prej infeksionit të koronavirusit, letra higjienike vlen sa ari.
Paniku i koronavirusit në fakt ka krijuar një garë luftarake për të grumbulluar sa më shumë mallra thelbësore, përfshirë letrën higjienike. Policia më pas arrestoi dy prej burrave, duke rikuperuar një pjesë të ‘pasurisë’ së vjedhur, kurse i treti është ende në arrati.
Ata akuzohen për grabitje të armatosur, një krim që në ish-koloninë Britanike mund të kushtojë disa vite burg. Që prej rastit të parë të konstatuar me koronavirus, niveli i histerisë dhe psikozës në Hong Kong është rritur tej mase kurse mungesa e besimit te autoritetet ka bërë që në vend të ketë edhe protesta.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”