Rreth 4 mijë punëtorë të një porti në Marsejë, u vaksinuan të hënën pas zbulimit të një infeksioni nga pneumokoku, që nuk ka lidhje me koronavirusin kinez. Rreth 15 ekipe vaksinimi u angazhuan në portin Grand Maritime të Marsejës për të mbrojtur punëtorët që janë ekspozuar ndaj infeksionit.
Autoritetet e shëndetësisë u alarmuan të enjten pas zbulimit të disa rasteve të infektimit nga pneumokoku mes personave që punonin për riparimin e një anijeje krocerë në Marsejë. 13 punëtorë u diagnostikuan me pneumoni nga pneumokoku.
Të gjithë ata punonin në Norwegian Cruise Line, një gjigand i deteve, më i madhi në mesdhe, për riparimin e kuvertës dhe modernizimin e ambienteve të brendshme. Pneumokoku apo streptokoku është një bakter që mund të shkaktojë infeksione të mushkërive apo të veshit dhe sinusit, por mund edhe të shkaktojë forma më të ashpra të infeksioneve në 10 deri 30 për qind të pacientëve.
Transmetimi është i drejtpërdrejtë, nga personi në person, përmes sekrecioneve të një pacienti në rastin e kontaktit të ngushtë, në distancë prej një ore.
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...