Policia australiane ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe lëndime në plazhin Bondi të Sidneit.
“Operacioni policor është duke vazhduar dhe ne vazhdojmë t’i nxisim njerëzit të shmangin zonën”, deklaroi policia e Uellsit të Ri Jugor.
Gazeta “Sydney Morning Herald” tha se disa persona ishin plagosur, ndërsa rrjetet televizive “Sky” dhe “ABC” transmetuan pamje që tregonin njerëz të shtrirë përtokë.
“Pashë të paktën 10 persona në tokë dhe gjak kudo”, tha 30-vjeçari vendas Harry Wilson, i cili ishte dëshmitar i të shtënave.
Incredible footage has emerged of a hero wrestling a gun from one of the shooters. pic.twitter.com/nB00ly82b9
— Michael Nayna (@MikeNayna) December 14, 2025
Alex Ryvchin, bashkëdrejtor ekzekutiv i Këshillit Ekzekutiv të Hebrenjve Australianë, tha se të shtënat ndodhën në një aktivitet në plazh për të festuar festën hebraike të Hanukkah, e cila filloi në perëndim të diellit.
“Ky është komuniteti hebre në formën e tij më të mirë që bashkohet për të shënuar një rast të lumtur. Nëse ne jemi shënjestruar qëllimisht në këtë mënyrë, është diçka e një shkalle që askush prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar kurrë. Është një gjë e tmerrshme”, tha ai, duke shtuar se këshilltari i tij për median ishte plagosur në sulm.
Videot që qarkullonin dukeshin se tregonin njerëz në Bondi Beach duke u shpërndarë ndërsa dëgjoheshin të shtëna të shumta me armë zjarri dhe sirena policie. /Telegrafi/
Two men were filmed shooting into a crowd at Bondi Beach in Sydney, Australia. Channel seven news reports it was a Hanukkah festival. They appear to have been caught. pic.twitter.com/BoNEvHk53G
— Michael Nayna (@MikeNayna) December 14, 2025
Ballkani mposht Prishtinën dhe forcon kreun, derbi në Gjilan...
Abdixhiku publikon fotografi nga tubimi në Zvicër: Të fala n...
Selvija niset sërish drejt Italisë, bën dedikimin prekës për...
Kryeministri Albanese: Sulmi në Sidnei është terrorizëm dhe ...
Spiropali të martën në Athinë, ministrja për mediat greke: B...
Krejt çka dihet deri tash për sulmin në Sydney