Një vajzë është shtrirë e mbuluar me gjak në mesin e rrënojave duke varrosur të motrën pas një sulmi të regjimit të Bashar al-Assadit do t’ua thyej zemrën.
Sulmet ajrore janë shpeshtuar kundër rajonit të mbajtur nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, bastioni i fundit i kundërshtarëve të presidentit, transmeton portali arbresh.info.

Mijëra civile janë detyruar të ikin nga qyteti i Khan Sheikhoun, thonë monitoruesit e luftës.
Fotografia që po qarkullon tregon vajzë e vogël që duket e tronditur, kurse fytyra e saj është e mbuluar nga gjaku, e gjendet e shtrirë pranë kufomës së motrës.

Zona pranë kufirit turk është nën armëpushim të ndërmjetësuar vitin e kaluar nga aleati kryesor i betejës së Assadit Rusia dhe Turqia, një nga mbështetësit kryesorë të rebelëve që kanë luftuar për ta rrëzuar atë për tetë vjet./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...