Autoritetet pakistaneze po i inkurajojnë njerëzit që të blejnë kafshë për Kurban përmes internetit ose të paktën të përdorin maska kur të shkojnë në tregjet e kafshëve për shkak të frikës se përgatitjet për Kurban Bajram do ta rrisin numrin e personave të infektuar me koronavirus.
Kufizimet e vendosura nga qeveria, përfshirë ndalimin e aktivitetit për gjysmën e ditës, kanë ndikuar në rënien e numrit të njerëzve në tregjet që zakonisht janë të stërmbushura para njërës prej festave më të rëndësishme për myslimanët, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Tregu kryesor i kafshëve në Karaçi, që është qyteti më i madh në këtë shtet, ishte me më pak njerëz të dielën në krahasim me vitet e kaluara para festës. Një tregtar që kishte udhëtuar qindra kilometra për të shitur kafshë në këtë treg tha se klientët e tij pothuajse janë përgjysmuar.
Shumë vizitorë të tregut nuk e respektuan kërkesën për të vendosur maska dhe disa prej tyre kishin marrë me vete fëmijë, gjë që është e ndaluar këtë vit.
“Nuk e kuptoj këtë koronavirus. Nuk e kam parë askënd të ketë vdekur prej tij. Shikoni përreth jush. Askush nuk ka vendosur maskë”, tha tregtari Muhammad Akram.
Sidoqoftë, Pakistani deri më tani i ka regjistruar gati gjashtë mijë viktima të sëmundjes Covid-19 dhe më shumë se 270 mijë të infektuar.
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...