Pakistani ka deklaruar se ka rrëzuar pesë aeroplanë luftarakë indianë, përfshirë tre Rafale, një SU-30, një MiG-29, si dhe një dron të tipit Heron.
“Deri tani, mund t’ju konfirmoj se pesë aeroplanë indianë – përfshirë tre Rafale, një SU-30 dhe një MiG-29 – si dhe një dron Heron janë rrëzuar,” ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhary, në një video të shpërndarë nga Reuters.
India ende nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.
Sipas autoriteteve indiane, forcat e saj sulmuan objektiva në territorin pakistanez herët në mëngjesin e së mërkurës, si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. Nga ana tjetër, Pakistani raportoi për tetë viktima dhe deklaroi se po përgjigjej ndaj agresionit të Indisë.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos