Pakistani rihapi plotësisht hapësirën ajrore për fluturimet civile, gati pesë muaj pas mbylljes, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Indinë.
Mbyllja u kushtoi kompanive indiane dhjetëra milionë dollarë, pasi ato janë detyruar t’i devijojnë fluturimet.
Pakistani e ka mbyllur hapësirën e tij ajrore në shkurt, pasi India ka kryer një sulm ajror kundër, siç ka thënë, një kampi për trajtimin e terroristëve në qytetin e Pakistanit, Balakot.
Sulmi ka qenë hakmarrje për një shpërthim vetëvrasës në Kashmir – pjesën e administruar nga India – ku kanë mbetur të vrarë mbi 40 ushtarë indianë.
Vendimi për të rihapur hapësirën ajrore pritet ta ndihmojë në mënyrë të veçantë kompaninë shtetërore të Indisë Air India, e cila ka pësuar më së shumti humbje, pasi është dashur të devijojë fluturimet e saj ndërkombëtare./rel/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...