Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Pakistani është duke u ndihmuar shumë Shteteve të Bashkuara sa i përket Afganistanit, vend në të cilin Uashingtoni lufton talibanët në luftën gati 18-vjeçare.
“Nuk besoj se Pakistani ka respektuar Shtetet e Bashkuara” në të kaluarën, ka thënë Trump, mirëpo beson se “ai është duke ndihmuar shumë tani”.
Trump i ka bërë këto deklarata në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin pakistanez, Imran Khan, në vizitën e tij të parë shtetërore në SHBA, prej kur ka marrë pozitën një vit më parë.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Pakistanin për ofrim të “strehave të sigurta” për grupet militante në Indi dhe Afganistan, dhe së fundmi Trump ka ndërprerë ndihmën financiare dhe atë ushtarake për Islamabadin.
Mirëpo më 22 korrik, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e kthimit të ndihmës për Pakistanin, si dhe ka thënë se ka gatishmëri për të ndërmjetësuar në kontestin disavjeçar mes Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin.
“Nëse mund të ndihmoj, me shumë dëshirë do të ndërmjetësoja. Nëse mund të bëj diçka me tregoni”, ka thënë Trump.
Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...
E premte me diell dhe acar në mëngjes, temperaturat deri në ...
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...