Refugjati nga Pakistani që u akuzua gabimisht për sulmet terroriste në Berlin është ‘zhdukur’ dhe miqtë kanë frikë për sigurinë e tij.
Naveed Baluch, 23 vjec, u arrestua menjëherë pas sulmit që la të vdekur 12 njerëz, megjithatë ai është liruar dje, pasi policia ka pranuar se ka arrestuar njeriun e gabuar, transmeton abresh.info.
Tani kushëriri i tij Ëaheed, për Daily Mail ka thënë se është i shqetësuar për kushëririn e tij, pasi sipas tij Naveed është ‘analfabet’ dhe ‘mendërisht i paaftë’.
“Tani ai është zhdukur dhe ka ndalur telefonin e tij. Unë jam shumë i shqetësuar. Ne nuk kemi asnjë lidhje me fundamentalistët fetarë apo me terroristët,” tha ai.
Naveed jetonte në qendrën e emigrantëve Tempelhof.
Baluch besohet të jetë fëmija më i madh nga shtatë fëmijët tjerë . Hasani babai i tij nuk di as të lexojë, as të shkruajë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Ai është larguar nga Pakistani për shkak të shqetësimit nga rritja e rrezikut të terrorizmit./Arbresh.info
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë