Në Pakistan është rritur në 1.162 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave muson të cilët janë efektivë në vend që prej 14 qershorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 36 persona.
Si pasojë e shirave intensivë që janë efektivë në vend që prej 14 qershorit numri i të vdekurve ka shkuar në 1.162, ndërsa i të plagosurve 3.554.
– 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet kanë nevojë për kujdes shëndetësor
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se të paktën 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet në Pakistan kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.
Në deklaratën e UNFPA-së, thuhet se 73 mijë gra, të cilat pritet të lindin muajin e ardhshëm, kanë nevojë për specialistë, përkujdesje dhe mbështetje për të sapolindurit.
Në deklaratë theksohet se të paktën 650 mijë gra shtatzëna të prekura nga përmbytjet kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.
Duke theksuar se 1.000 objekte shëndetësore, rrugë dhe ura në provincën Sindh dhe rreth 200 në Balochistan u dëmtuan nga përmbytjet, thuhet se kjo situatë rrezikon qasjen e grave në shërbime shëndetësore.
Nga reshjet intensive në vend janë prekur 33,4 milionë njerëz.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim