Zyrtarët pakistanezë bënë të ditur se si pasojë e përmbytjeve të rrëmbyeshme, të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë goditur prej mesit të muajit qershor pjesën më të madhe të vendit, rreth 1000 persona kanë humbur jetën dhe me mijëra të tjerë janë zhvendosur.
Numri i ri i të vdekurve i shpallur të shtunën vjen një ditë pasi kryeministri Shahbaz Sharif kërkoi ndihmë ndërkombëtare për t’u përballuar me dëmet e mëdha të shkaktuara në vendin e varfër islamik.
Kombet e Bashkuara lëshuan një apel të menjëhershëm për ndihmë.
Ekipet e shpëtimit janë përpjekur për të evakuuar me mijëra njerëz të izoluar nga zonat e goditura nga përmbytjet.
Kriza ka detyruar qeverinë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Zakonisht sezoni i shirave në Pakistan zgjat prej muajit korrik deri në mes të shtatorit./voa/
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...