Pjesëtarë të familjeve të 3 viktimave të incidentit të dhjetorit 2015, në San Bernardino të Kalifornisë, kanë paditur “Facebook”, “Google” dhe “Twitter”, duke pretenduar se gjigantët e teknologjisë kanë lejuar Shtetin Islamik të lulëzojë në mediet sociale.
Në padi shkruhet se, duke lejuar militantët e Shtetit Islamik të përhapin propagandë lirisht në mediet sociale, 3 kompanitë kanë mbështetur grupin dhe kanë mundësuar sulme, si ai i San Bernardinos.
“Për vite të tëra, të akuzuarit i kanë garantuar grupit terrorist llogari në rrjetet sociale, nga ku përhapnin propagandën ekstremiste, mblidhnin fonde dhe rekrutonin njerëz”, thuhej në padinë me 32 faqe të paraqitur në Gjykatën e Los Angeles në SHBA.
“Pa Twitter, Facebook, Youtube dhe Google, rritja e Shtetit Islamik vitet e fundit nuk do të kishte qenë e mundur”, vijon padia.
Një zyrtar i “Twitter”-it refuzoi të komentonte padinë. As përfaqësues të Facebook dhe Google nuk kanë bërë komente. Syed Rizwan Farook dhe bashkëshortja e tij, Tashfeen Malik, hapën zjarr në një festë në një ndërtesë qeveritare në San Bernardino, më 2 dhjetor 2015, duke vrarë 14 persona e duke plagosur 22 të tjerë.
28-vjeçari Farook, i lindur në SHBA, por me origjinë pakistaneze, dhe 29-vjeçarja Malik, e lindur në Pakistan, humbën jetën në një përleshje të armatosur me policinë, 4 orë pas masakrës. Autoritetet thanë se çifti ishte frymëzuar nga militantët islamikë.
Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj
Tensionet tregtare: Rubio takon Wang të Kinës, thuhet se ka ...
‘Trofeu Skënderbe 2025’, Edi Rama publikon pamje nga gara ma...
Rusia humb një tjetër figurë kyçe, Ukraina ia vret komandant...
Rrëmuja me parkingje në kryeqytet, komuna njofton se cilat j...
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë,...