Misioni i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), e ka publikuar një deklaratë të ashpër me të cilën e akuzon Rusinë për “vazhdim të shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare” në Ukrainë.
Në deklaratën e postuar dje në Internet, thuhet se “agresioni” i Moskës në pjesën lindore të Ukrainës, ka rezultuar me “konflikt që po vazhdon, i cili i ka marrrë më tepër se 10 mijë jetë të ukrainasve”.
Misioni amerikan, përsëri, i ka bërë thirrje Moskës dhe “ndihmësve të saj” që të lejojnë ndihma ndërkombëtare humanitare në territoret e përfshira në konflikt.
“Nëse Rusia dëshiron të ndihmoj për shqyrtimin e krizës humanitare, të cilën e ka krijuar, ajo duhet…të kontribuoj në Planin e përgjigjjes humanitare të Kombeve të Bashkuara”, theksohet në deklaratë.
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...