Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ofensiva tokësore e Izraelit në Gazën qendrore ka kompromentuar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, pasi objektet e saj u sulmuan.
Agjencia e OKB-së akuzoi forcat izraelite për sulmin e një ndërtese ku strehoheshin stafi i saj dhe familjet e tyre në qytetin Deir al-Balah të hënën dhe për keqtrajtimin e atyre që strehoheshin atje. Depoja e saj kryesore u sulmua dhe u shkatërrua gjithashtu.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende.
Operacioni i saj i parë i madh tokësor në Deir al-Balah që nga fillimi i luftës me Hamasin 21 muaj më parë ka zhvendosur dhjetëra mijëra civilë palestinezë, mes paralajmërimeve për një krizë të rëndë urie në të gjithë territorin.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...