Aktivisti opozitar dhe themeluesi i “Fondit Kundër Korrupsionit” në Rusi, Alexey Navalny, ka përfunduar dënimin me 30 ditë burg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha në në Twitter se Navalny ka përfunduar dënimin e tij dhe ka dalë nga burgu.
Në seancën e mbajtur më 25 korrik, gjykata në Moskë shqiptoi dënim me burgim 30-ditor për Navalnyn me arsyetimin se ka shkelur rregullat e organizimit të protestave.
Navalny kishte bërë thirrje për protesta para ndërtesës së Bashkisë së Moskës pas anulimit të kandidaturave të kandidatëve të pavarur për zgjedhjet për këshillin e qytetit.
Navalny ka kërkuar edhe një hetim nga Komitetin Hetimor i Rusisë për mundësinë që ai të ketë qenë viktimë e një helmimi, pasi gjatë kohës në burg u shtrua në spital për shkak të ënjtjes së fytyrës dhe skuqjeve në lëkurë si pasojë e një alergjie të fortë.
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League